TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Janar 2024, 18:19

Mbështetësit e Berishës mblidhen poshtë banesës së tij, Korreshi: S’jam Shekspiri të merrem me ballkonin e Romeos dhe Zhulietës

Shkruar nga Pamfleti

Mbështetësit e Berishës mblidhen poshtë banesës së

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, në një intervistë ka komentuar mbledhjen e mbështetësve të ish kryeministrit Sali Berisha poshtë banesës së tij, ku ndodhet me arrest shtëpie. Korreshi gjatë intervistës ka zbuluar edhe arsyen pse nuk ka qenë i pranishëm.

Ai u shpreh se ka çështje më të rëndësishme me të cilat deputetët e opozitës duhet të merren.

Nuk jam Shekspiri që të merrem me ballkonin e Romeo dhe Zhulietës. Do merresha më tepër me hallet që ka shteti me respektimin e ligjit dhe me gjendjen e dakordësisë sesi opozita do ta quajë veten, si do ta quajë pra grupi I Berishës, i Bardhit apo i Bashës”, tha Korreshi në “Report Tv”.

Më tej ai shtoi se personat që mblidhen poshtë dritares së Berishës janë të ngjashëm me tifozët e skuadrave të futbollit të cilët nuk heqin dorë edhe kur skuadra e tyre është në gjendje të keqe apo humb thellë.

Ata e shohin Berishën si lider absolut është si me tifozët e sportit, edhe kur humb rëndë për shembull 7-0, nuk heqin dorë. E shoh positive se ai ka nevojë edhe të ketë mbështetës”, shtoi ai.

saimir korreshi sali berisha

Lini një Përgjigje