
Pas arritjes së dakordësis mes deputetëve të grupit të Berishës e Bardhit dhe PS-së, për miratimin e rezolutës për Kosovë, ka reaguar deputeti demokrat Kreshnik Çollaku i cili e ka quajtur një turp.
Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Çollaku tha se një rezolutë e cila ka vetëm tre pika, ku njëra ndër to është citimi i asaj të Kosovës është qesharake.
Sipas tij me këtë rezolutë u vërtetua se Shqipëria pavarësisht se vend i pavarur anëtarë i NATO-s dhe OKB-së, nuk ka zë në arenën ndërkombëtare për Kosovën.
Ai shtoi se në rezolutë nuk flitet për armët që vijnë në veri të Kosovës, as për Vuçiçin që është nj kukull e Putinit në Ballkan, e as për njohjen reciproke të Kosovës.
Çollaku deklaroi se Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të heshtë, pasi Rithemelimi dhe PS kanë dakordësuar për të mos thënë asgjë.
“Per turp. Rithemelimi dhe PS paskan rene dakort te kalojnë një Rezolute vetëm me tre pika për Kosovën, ku njëra prej te cilave është citimi i Rezolutës se Kosovës. Kosova ne rezolutën e saj aq ka mundur te thotë. Pozicioni i Kosovës aq i brishte nderkombtarisht aq i ka lejuar te thote.
Por Shqiperia, e njohur nderkombtarisht ne cdo institucion nderkombetar dhe te sigurise. Shqiperia antare e OKB, Shqiperia antare e Nato duhet te buciste per Kosoven e ne mbrojtje te Kosoves.
E pra Shqiperia nuk ka zë per Kosovën. Shqipëria nuk ka ze per sulmin e Republikes se Serbise mbi Kosoven. Shqiperia nuk ka ze per rrezikun e ndarjes se Kosoves. Kuvendi Shqiperise nuk ka ze per Njohjen Reciproke mes Serbise e Kosoves si elementi kyc i paqes ne Ballkan. Kuvendi i Shqiperise nuk ka ze per armatimet ushtarake ruse qe furnizohet Serbia.
Kuvendi i Shqipwrise nuk ka ze per bazat ushtarake ruse ne kufi te Kosoves. Kuvendi i Shqiperise nuk ka ze per te denoncuar Presidentin Vucic si nje kukull e Putin ne Ballkan, dhe drejtues i drejtperdrejte i planit te agresionit ushtarak ne Veriun e Kosoves. Kuvendi i Shqiperise nuk ka ze te denoncoje Serbine si nxitese konfliktesh dhe kercenuese e integritetit dhe stabilitetit te shteteve fqinje ne Ballkan ,si Kosova, Bosnie Hercegovina, Mal i Zi.
Kuvendi i Shqiperise nuk ka ze per asnje nga keto ceshtje. Kuvendi i Shqiperise ka vendosur te heshte, pasi Rithemelimi dhe PS kane dakordesuar per Te Mos Thene Asgje. Sot si deputet i ketij Kuvendi ndihem i turperuar per kete “Aleance te Heshtjes” ne dem te Kosoves dhe Paqes dhe Stabilitetit ne Ballkan”, shkruan Çollaku.
Lini një Përgjigje