TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2024, 21:18

Arrestimi me forcë i Metës, Rama: Policia vepron me protokolle, jua kam lënë juve ta trajtoni si viktimë

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi me forcë i Metës, Rama: Policia vepron me protokolle, jua

Kryeministri Edi Rama ka dredhur sërish sa i takon ndalimit me forcë të ish-presidentit Meta. Në “Opinion” ai u pyet për operacionin e policisë, por deklaroi se nuk ka koment, pasi Meta është tani subjekt i drejtësisë. Por nga ana tjetër ai i doli në krah polcisë, duke thënë se ajo zbatoi urdhrin e gjykatës.

Ke gjetur njeriun e gabuar. Asnjë koment është një subjekt që merret drejtësia. Asnjë koment nuk kam”, tha Rama.

I pyetur në lidhje me mënyrën e arrestimit nga efektivët e policisë, Rama u përgjigj se Policia e Shtetit nuk varet nga ai. Sipas kreut të qeverisë emisionet janë duke e trajtuar ish-presidentin si viktimë.

Policia e Shtetit nuk varet nga unë. Unë nuk drejtoj Policinë e Shtetit. Policia e Shtetit ka drejtues, ka protokolle, ka operacione që i ndërton mbi bazë të këtyre protokolleve. Dhe unë nuk bëj komente për një subjekt të drejtësisë. Jua kam lënë juve ta trajtoni si viktimë nëpër emisione, ditën dhe natën”, u shpreh ai. Sipas tij, policia zbatoi një vendim gjykate.

Përgjigje u ktheu edhe kritikëve që e krahasojnë vendin me Kolumbinë.

Gjëja më e lehtë për ju është të krahasoni Shqipërinë me Kolumbinë. Të krahasoni Shqipërinë me narkoregjimet. Bëjeni, nuk ka problem fare. Shqipëria ka hapur negociatat për t’u anëtarësuar në BE. Hapja e negociatave nuk i bëhet një vendi që është si Kolumbia, as një vendi që është narkoregjim, as një vendi që është regjim, por një vendi që skanohet me fakte, skanohet, jo nga gazetarë që janë këtu brenda vorbullës, por nga ekspertë të BE-së që vetëm me atë merren”, tha Rama.

-A është normale të tërhiqet zvarrë ish presidenti, ish kryeministri, ish kryetari i Parlamentit?

Rama: Nuk bëj asnjë koment, sepse nuk kam asnjë interes për këtë temë.

-Nëse do ishit ju në vendin e Ilir Metës?

Rama: Nëse halla do të dispononte çfarë disponon xhaxhai do ishte xhaxha.

Në përditësim...

 

Lini një Përgjigje