TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2024, 21:23

Arrestimi i Ilir Metës, Bamir Topi: Askush nuk del dot mbi vendimin e gjykatës, policia të bëjë transparencë mbi mënyrën e ndalimit

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Ilir Metës, Bamir Topi: Askush nuk del dot mbi vendimin e

Ish-Presidenti Bamir Topi vjen sonte në një rrëfim 360 gradë për "Të Pashoq" në kanalin në youtube të “Pamfletit”. Që nga dalja nga zyra e Kreut të Shtetit, beteja me FRD-në, bashkëpunimi me Edi Ramën, përplasjet e forta me Sali Berishën, ofertat politike të viteve të fundit, kritikat e forta për opozitën dhe PD-në, pritshmëritë për partitë e reja, gara e 2025, drejtësia e re dhe goditjet e fuqishme.

Ai komentoi edhe arrestimin e Ilir Metës.

Unë mendoj që kur je në planin politik. Kur nuk është futur drejtësi, të jep shansin të bësh komente, qoftë dhe për individë. Edhe pse unë jam munduar që të gjithë personave që kanë punuar në Presidencën e Republikës, u jam larguar konsideratave për presidentët. Kur futet drejtësia, nuk bëj komente, sepse ka  hyrë drejtësia. Problemi është se çfarë impresioni lë në moment. Është një vendim i gjykatës që nuk diskutohet.

Kur gjykata vendos për ekzekutimin e një vendimi, nuk e diskuton askuh. Debati që është hapur mbi mënryën e ekzekutimit të vendimit, patjetër që kërkon një lloj transparence. Edhe nëse je në rrugë duke kaluar me makinë dhe të ndalon një polic i shërbimit rrugor edhe ata kanë kamera. Natyrisht dhe në këtë rast dhe ata kanë kamera. Kam kërkuar transparecë. Në gjithë këtë debat problemi është transparenca. Ajo i zgjidh gjërat. Nuk po them të bëhet në rrugë, mund të bëhet në një komision në Parlament. Mund ta bëjnë dhe me dyer të mbyllura. Sa i takon ekzekutimit të vendimit nuk e vë dot njeri në dyshim vendimin e gjykatës”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje