TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2024, 16:52

Basha-Berishës: Premtoi se do të rrëzojë Ramën, por bëri pazar për të liruar të korruptuarit

Shkruar nga Pamfleti

Basha-Berishës: Premtoi se do të rrëzojë Ramën, por

Lulzim Basha ka folur lidhur me kreun e Partisë Demokratike dhe opozitën. Ai tha se Berisha dhe mbështetësit e tij premtuan se do të rrëzojnë Edi Ramën, por bënë pazar me të.

“Bashkuan votat me Edi Ramën, ndërkohë thanë që do ta rrëzojnë”, u shpreh Basha.

Sipas tij, pazari nisi në mënyrën më të keqe duke miratuar një amnisti ndaj të dënuarve për korrupsion, gjë që çoi në lirimin e 100 prej tyre.

Në një intervistë për gazetën “Tema” kreu i demokratëve atlantikë përmend edhe mbylljen e listave si pjesë e këtij pazari.

Lini një Përgjigje