TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Prill 2024, 20:15

Arrestimi i drejtorit që ndërhyri në sistemin TIMS, Salianji: Rezultati i parë i punës së Komisionit Hetimor

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i drejtorit që ndërhyri në sistemin TIMS, Salianji:

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, e cilëson arrestimin e Drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, rezultatin e parë të punës së Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e Muçës, është konfirmim i denoncimeve të vazhdueshme të opozitës.

“Arrestimi i Drejtorit të IT në policinë e shtetit, dëshmitari i parë i listuar në planin paraprak të hetimeve të Komisionit Hetimor, Ervin Muça, është rezultat i parë i punës së Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS dhe konfirmim i denoncimeve të vazhdueshme të opozitës! Mohimi i Edi Ramës për shqetësimin e ambasadës së SHBA për ndërhyrjen në sistemin TIMS, nxjerr zbuluar urdhëruesit e këtij akti! Ndërhyrja ka qenë me urdhër dhe për qellime qartësisht kriminale!

Arrestimi i sotëm i vonuar nuk e shmang dot përballjen e Ervin Muçës dhe çdo shkelësi tjetër për t’u përballur me drejtësinë por dhe me dëshminë në komision, për një akt që cënon në thelb sigurinë kombëtare! Ky është i pari, ne do ti shkojmë deri në fund hetimit parlamentar, për të hedhur dritë sidomos mbi urdheruesit e ketij krimi.

Uroj që arrestimi mos jetë truk për të penguar hetimin e plotë dhe nxjerrjen para përgjegjësisë së urdhëruesve, shkelësve të ligjit dhe krimineleve përfitues nga ky akt”, ka shkruar Salianji.

ervin salianji tims

Lini një Përgjigje