TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2023, 22:20

“Aplikacioni WhatsApp përgjohet”, Artan Hoxha: Politikanët shqiptarë përdorin Signal dhe Telegram

Shkruar nga Pamfleti

“Aplikacioni WhatsApp përgjohet”, Artan Hoxha: Politikanët

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se politikanët shqiptarë përdorin platforma komunikimi si telegram dhe sinjali për të shmangur përgjimin.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se “Whatsapp” është një platformë që mund të përgjohet dhe për këtë arsye, politikanët mundohen të gjejnë mënyra alternativë komunikimi.

Ai shtoi gjithashtu se edhe krimi i organizuar po sofistikohet dita ditës dhe se po përdorin rrjete të pa përgjueshme komunikimi.

“Sot politikanët tanë çfarë pëerdorin? Të thonë ke sinjal? Whatsappi përgjohet. Nëse komunikon me të dhëna që nuk duan që të përgjohen të thonë. Ke “Telegram”? Ke “Signal”? Dumani thotë që për një nga ngjarjet kam komunikuar në Matrix. Sa më shumë sofistikohet bota e krimit, aq më shumë sofistikohet gjurmimi. Nëse doni të mos përgjoheni mos mbani teknologji”, tha Hoxha.

whattsap pëgjohet politikanët signal

Lini një Përgjigje