
Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se “Reforma në drejtësi është bërë nga vendi ynë dhe jo nga Amerikanët”.
“Amerikanët sollën Noc Rrokun, reformën e bëri PS”, u shpreh kreu i qeverisë në një studio televizive pak ditë më parë.
Topi u shpreh se kjo ishte një deklaratë absurde, pasi vetëm një forcë madhore mund të bënte bashkë politikanët për një reformë të tillë. Ai ironizoi duke thënë se “është njësoj sikur të themi se Kosova u çlirua vetë në 1999 e cila kishte përpjekje nga brenda por nuk mund të bëhej pa SHBA dhe aleatët”.
“Absurditet, sepse kujtoj fare mirë momentin kur është miratuar në unison në 2016, vetëm një fuqi madhore mund të bëjë bashkë politikanët e Shqipërisë.
Këta nuk janë bashkë as në ceremoni festive. Është një deklaratë aspak e favorshme dhe jo mirënjohëse. Njësoj sikur të themi se Kosova u çlirua vetë në 1999, kishte përpjekje nga brenda por nuk mund të bëhej pa SHBA dhe aleatët. Në Shqipëri 140 deputetë të votojnë në unanimitet, vetëm forca e tyre për të bindur cilindo për të bërë këtë reformë, ata mund ta bënin”, tha ish-presidenti për “News 24”.
Lini një Përgjigje