TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Prill 2023, 07:16

Ambasadorja e BE paralajmëron arrestime të politikanëve: Tani presim rezultate konkrete nga SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Ambasadorja e BE paralajmëron arrestime të politikanëve: Tani
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann është pyetur për takimin e fundit që ka zhvilluar me kreun e SPAK, Altin Dumani, dhe diskutimit për kapjen e “peshqve të mëdhenj”.

Hohmann u përgjigj se ngritja e institucioneve përkatëse të drejtësisë ka dhënë rezultatet e para në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe se tani betetja më e madhe është me korrupsionin.

"Institucioni i SPAK-ut dhe ngritja e Prokurorisë së Posaçme ishte vendimtare dhe është ende një element vendimtar për reformat e shtetit ligjor që po vazhdojnë në këtë vend, sepse kjo është një Prokurori e përkushtuar, që është këtu për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe kemi parë rezultatet e para në punën e tyre. Ajo që ne presim tani, është ajo që në gjuhën evropiane e quajmë historik, në mënyrë që të kemi punë të vazhdueshme dhe trajtimin e këtyre çështjeve që nuk janë zhdukur ende në vend.

Pra, për ne është shumë e rëndësishme që askush të mos jetë i imunizuar ndaj tij, pra çdo person të jetë i barabartë para ligjit dhe kjo do të thotë gjithashtu hetime për korrupsion dhe krim të organizuar. Unë nuk kam ndonjë ide paraprake të ndonjë hetimi që ata bëjnë, sepse gjyqësori është i pavarur, por çështja është se ata janë të përkushtuar për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në këtë vend, sepse kjo është një nga betejat më të mëdha që duhet të bëjmë, veçanërisht korrupsionin.", tha ajo për TCH.

ambasadorja e be christiane hohmann spak

Lini një Përgjigje