TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2026, 21:00

Ambasadorët e BE zgjedhin Tabakun e Bylykbashin, çfarë mesazhi po i jepet demokratëve nga Brukseli?

Shkruar nga Pamfleti

Ambasadorët e BE zgjedhin Tabakun e Bylykbashin, çfarë mesazhi

Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi, deputetë të PD, ishi pjesë e një diskutimi të hapur me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së në Shqipëri, që u organizua nga kreu i Delegacionit, Silvio Gonzato. Takimi ka pasur në qendër të vëmendjes dy nga reformat që konsiderohen si thelbësore, Territorialen dhe Zgjedhoren.

Për të dy këto çështje, Kuvendi ka ngritur komisionet ad-hoc, ndërsa vijojnë diskutimet me synimin që reformat të përmbyllen brenda sesionit parlamentar që përfundon punimet në fund të korrikut.

Duket se nga diplomatët e angazhuar në Shqipëri, përtej qëndrimit ndaj reformave, i është dhënë një mesazh edhe lidershipit të PD-së, ndoshta mbi atë se kush gëzon mbështetjen e ambasadorëve, të paktën atyre të vendeve të BE-së.

Nëpërmjet një mesazhi në platformën X, delegacioni i BE ka dhënë detaje lidhur me takimin, duke theksuar se në fokus kanë qenë reformat zgjedhore e territoriale.

“Sot, në zyrat e Delegacionit të BE-së, zhvillova një diskutim të hapur dhe të sinqertë me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së në Shqipëri, si dhe me znj. Jorida Tabaku dhe z. Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike. Shkëmbyem mendime mbi reformat kyçe që kërkojnë mbështetje dypartiake, siç janë reformat zgjedhore dhe territoriale, si dhe mbi pjesëmarrjen demokratike në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Një proces legjislativ transparent dhe gjithëpërfshirës në Parlament, përmes angazhimit aktiv dhe konstruktiv të të gjitha grupeve parlamentare, si dhe konsultimeve kuptimplote me përfaqësuesit e shoqërisë civile, janë thelbësore që Shqipëria të miratojë reforma të qëndrueshme në dobi të qytetarëve të saj”, thuhet në njoftimin zyrtar të Delegacionit.

tabaku be gonzato

Lini një Përgjigje