TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2026, 19:58

Fermerët kritikojnë Berishën për Salianjin: Mendimi ndryshe nuk përjashtohet

Shkruar nga Pamfleti
Fermerët kritikojnë Berishën për Salianjin: Mendimi ndryshe
Berisha takim me fermerët në Berat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi pasditen e sotme një bashkëbisedim me fermerë në qarkun e Beratit, ku përveç çështjeve të bujqësisë, u ngritën edhe shqetësime për situatën e brendshme në parti.

Gjatë takimit, disa prej fermerëve shprehën hapur pakënaqësitë e tyre lidhur me drejtimin e PD-së dhe përçarjet brenda saj. Një prej tyre kritikoi qëndrimin ndaj figurave brenda partisë, duke përmendur rastin e Ervin Salianjit.

“Ne e quajmë Parti Demokratike që ka demokraci brenda vetes. Mendimi ndryshe nuk besoj të jetë i vetëpërjashtuar”, u shpreh ai, duke theksuar se konfliktet e brendshme nuk i shërbejnë forcimit të partisë.

Një tjetër fermer i bëri thirrje Berishës për më shumë unitet, duke kërkuar bashkimin e mendimeve dhe fraksioneve brenda Partisë Demokratike.

“Që të forcohet Partia Demokratike, duhet të bashkojmë mendimet dhe fraksionet”, tha ai.

Ndërkohë, Berisha u përgjigj i prerë duke thënë se "do të tolerohen mendimet ndryshe, por se qëndrimet ndryshe nuk do të tolerohen".

“Kush bashkëpunon me kundërshtarin nuk do të jetë më pjesë e kësaj partie”, u shpreh kryedemokrati.

"Kjo parti që në themelim e derisa të jetë e gjallë do të jetë 100 për qind e hapur për mendimin ndryshe pa asnjë diskutim. Por çdonjëri prej nesh duhet të dallojë mendimin ndryshe nga qëndrimi ndryshe.

T’i marrim me radhë. Nëse ti në forumet e partisë shtron çdo lloj mendimi, nuk do të ketë njeri pasojën më të vogël, por nëse bashkëpunon me kundërshtarin nuk do të jesh më pjesë e kësaj partie. Nëse ditën para zgjedhjeve bën thirrje të votohet deputeti kundërshtar, besoj se je ndarë me këtë parti", tha Berisha në fjalën e tij.

Lini një Përgjigje