TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Maj 2023, 17:24

Alibeaj kërkon arrestimin e Berishës: Pse SPAK hesht për të dhe Vangjush Dakon?

Shkruar nga Pamfleti

Alibeaj kërkon arrestimin e Berishës: Pse SPAK hesht për të

Kreu në detyrë i PD, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar hetim për Sali Berishën. Tensionet në parti duket se kanë arritur majat dhe tani të dyja palët janë hedhur në sulm. Alibeaj po përdor si kartë në fushatë faktin që Berisha është i padëshiruar dhe ka shtuar mesazhet ndaj drejtësisë që të nisë hetimet mbi akuzat e amerikanëve.

Ai ishte sot në Durrës dhe e cilësoi “non gratën” e Berishës të njëjtë me atë të Vagjush Dakos. Por Alibeaj deklaroi se drejtësia është e pafuqishme për ta. Madje ai shkoi më tej duke thënë se i mbron Edi Rama të dy.

I bashkon korrupsioni i 30 viteve në pushtet prandaj mbajnë njëri-tjetrin. Rama mban Berishën, Berisha mban Metën dhe të dy mbajnë Ramën dhe historia është fare e qartë. Aleatët perëndimorë, ata që na udhëheqin drejt vlerave të demokracisë kanë shpallur “non grata” 6 qytetarë Shqiptarë njëri është në Durrës Vagjush dakon dhe tjetër në Tiranë, ish-kryetari historik Sali Berisha. E kanë treguar se si kanë prekur interesin publik. Por askush nuk i prek. Drejtësia nuk merret me ta. Dhe a e dini pse? Sepse i mbron Edi Rama. A është ky pra një regjim. Policia është e politizuar”, tha Alibeaj.  

alibeaj berisha pranga

Lini një Përgjigje