BE ka ngritur alarmin lidhur me maskaradën te Shkolla e Magjistraturës, teksa e sheh absurde që të shkarkuarit nga vetingu japin mësim aty...
Alfred Peza dhe Arben Rakipi, janë dy personat simbol të abuzimit, në raportin më të fundit të BE për Shqipërinë.
Komisioni Europian për herë të parë nxori një raport mbi zbatimin e ligjit në Shqipëri, ku përveç shumë problemeve në gjyqësor dhe administratë, ndalet te Shkolla e Magjistraturës dhe te RTSH.
Një ditë më parë “Pamfleti” publikoi përmbledhjen e raportit ku përmendej RTSH, por tani kemi siguruar kapitullin e plotë.
Sipas BE, RTSH është kapur politikisht dhe Alfred Peza ka shkarkuar pa të drejtë dhjetra persona. Raporti flet për situatën deri vjet, por deri tani numri i të shkarkuarve ka shkuar me qindra.
“Parlamenti ende duhet t'u përmbahet plotësisht procedurave që sigurojnë nivelin më të madh të pavarësisë, paanshmërisë dhe legjitimitetit të transmetuesit publik. Në qershor 2023, Këshilli Drejtues zgjodhi me unanimitet një Drejtori të ri të Përgjithshëm. Fakti që i emëruari ka mbajtur postin e Sekretarit për marrëdhëniet me median dhe shoqërinë civile të partisë në pushtet deri në shtator 2021, ka ngritur shqetësime për pavarësinë e transmetuesit publik. Mbi 30 punonjës të medias janë shkarkuar nga menaxhmenti i sapoemëruar. Komuniteti mediatik e ka cilësuar si një proces të errët që shkel procedurat. MPM ka rritur ndjeshëm rezultatin e rrezikut, në lidhje me pavarësinë e medias së shërbimit publik, pas emërimit të lartpërmendur të Drejtorit të ri të Përgjithshëm të RTSH”, theksohet në raport.
BE ka ngritur alarmin edhe lidhur me maskaradën te Shkolla e Magjistraturës. Provimi i fundit ngre shumë pikëpyetje për këtë institucion. Po ashtu jepet larmi që të shkarkuarit nga vetingu japin mësim te kjo shkollë.
“Ndryshimet ligjore mbeten të nevojshme për të forcuar kapacitetet e Shkollës së Magjistraturës. Fakti që magjistratët që janë shkarkuar nga vettingu nuk ndalohen të jenë pjesë e të stafit trajnues në Shkollën e Magjistraturës, përbën një tjetër mangësi. Provimi i fundit u mbyll në prill 2024 me 382 aplikantë, duke shënuar kështu numrin më të lartë i aplikantëve që nga miratimi i reformës në drejtësi në vitin 2016. Megjithatë, janë raportuar mangësi lidhur me organizimin e fazës së parë të provimit. Kjo dëshmohet nga numri i madh i ankesave të paraqitura”, thekson raporti.
Në të njëjtin raport, BE shprehet se shqetësim mbeten tentativat për ndërhyrje dhe presion mbi sistemin gjyqësor nga zyrtarë publikë apo politikanët. /Pamfleti
Lini një Përgjigje