TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Prill 2024, 21:59

Akuzat e Metës kundër Dumanit, Agron Duka në “Të Pashoq”: Jam kundër sulmeve ndaj SPAK-ut, duhet ta mbështesim! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat e Metës kundër Dumanit, Agron Duka në “Të

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka qenë i ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin “Të Pashoq” në kanalin në “Youtube” të “Pamfletit”!

Përveç situatës politike në të cilën ndodhet opozita, Duka ka folur dhe sa i takon veprimeve të fundit të kreut të PL-së Ilir Meta dhe performancës së SPAK-ut!

Pjesë nga biseda në studio:

Çfarë mendimi keni ju si bashkë opozitar për reagimet qëndrimet, deklarata dhe lëvizjet e Ilir Metës?

Duka: Nuk e di, është parti e tij!

Një mendim, opinion e keni?

Duka: Opinioni, Kohët e fundit është bërë shumë aktiv.

Një aksion i madh sulmesh kundër SPAK-ut?

Duka: Nuk jam unë për sulme kundër SPAK-ut!

Po për përplasjet me Molikën, brenda familjes?

Duka: Nuk i di këto! Për sa i përket SPAK-ut, po! Sipas mendimit tim, drejtësia është shumë më mirë se ka qenë. Ka shumë probleme. P.sh për shumë çështje të ndryshme nuk i shkohet deri në fund. Nuk kapet strumbullari por degëzime të ndryshme. Por në përgjithësi ka pësuar në tronditje korrupsioni politikë.

Jeni kundër sulmeve ndaj SPAK-ut?

Duka: Po kundër. Unë mendoj se SPAK pavarësisht kritikave që kemi duhet përkrahur në veprimet e veta, sepse ndoshta dhe maturimi dhe koha kërkojnë që të kemi çik pritje më të gjatë. Sepse shpesh herë shqiptarët presin rezultate brenda një muaj gjë që është e paarritshme . Pra nga një vend ku një politikan ishte i paprekshëm, jemi në një moment kur një politikan është më vulnerabël se një qytetar i thejshtë.

Lini një Përgjigje