
Kryetari i Partisë Demokratike për Dibrën, Ilir Krosi së bashku me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Ismail Uka dhe Çlirim Gjatën kanë shkuar në një qendër votimi në shkollën “Myslym Shehu.
Denoncimi është bërë nga përfaqësues të Partisë Socialiste. Ata janë shprehur se kanë bërë denoncim, me argumentin se janë intimiduar votuesit.
Përmes një deklarate për media kandidati i PS Rrahim Spahiu i bëri thirrje kandidatit të opozitës që të shmang incidentet dhe ndërhyrjet në zgjedhje në mënyrë që qytetarët të votojnë të qetë.
“Ju bëj me dije se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ismail Luka, së bashku me kryetarin e “Foltores” në Dibër dhe Çlirim Gjatën, që nuk e dimë se me çfarë statusi vjen në Dibër, kanë hyrë në të gjitha qendrat e votimit në qytetin e Peshkopisë. PS ka bërë një denoncim në drejtorinë rajonale të policisë Dibër, në KZAZ dhe në KQZ. Ju bëjmë thirrje këtyre personave të mos dalin në qendrat e votimit. Kemi qendrat e votimit konkrete ku këta kanë shkuar, te shkolla profesionale dhe kemi fotografi.
I bëjmë thirrje boll me incidente Ismail Luka gjatë gjithë kohës së fushatës, tani t’i lejmë të qetë qytetarët dhe në fund të ditës të marrim vesh rezultatin”, tha Spahiu.
Lini një Përgjigje