TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Korrik 2025, 11:04

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Skenar i përsëritur, Rama u jep liri për të ndërtuar më pas i ndëshkon

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Skenar i

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me aksionin e fundit kundër zënies së hapësirave publike të ndërmarrë nga kryeministri Rama.

Tabaku e cilëson këtë nismë si një përsëritje të skenareve të vjetra, e cila u shpreh se të njëjtat aksione janë ndërmarrë periodikisht gjatë viteve 2013, 2015, 2017, 2019 dhe 2021, gjithnjë pak pas zgjedhjeve.

“Përgjegjësia për situatën aktuale bie drejtpërdrejt mbi qeverinë që ka dhënë lejet dhe që nuk ka kontrolluar territorin”, deklaroi Tabaku.

Tabaku u shpreh se sa herë që ka zgjedhje, qytetarëve u jepet liri e plotë për të ndërtuar, ndërsa sapo mbarojnë zgjedhjet, ata ndëshkohen dhe bëhen objekt i aksioneve të ashpra.

Deputetja theksoi nevojën urgjente për reforma të plota dhe tërësore në kontrollin e territorit, si dhe për një reformë të plotë në vlerësimin e pronës, duke kërkuar drejtësi për pronarët dhe një rol më të fuqishëm të pushtetit lokal.

“Sot Shqipëria ndodhet në një udhëkryq, dhe kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e arrogancës së pushtetit që reflektohet në mënyrën se si menaxhohen këto aksione dhe territori në tërësi”, përfundoi ajo.

Tabaku e konsideroi qeverinë aktuale si të vetmin përgjegjës për gjendjen e krijuar, duke theksuar se kryeministri Rama nuk po bën asgjë më shumë sesa përsërit retorikën politike që ka përdorur gjatë 12 viteve të fundit.

Lini një Përgjigje