
Ish anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Roland Bejko, tha se pas lirimit nga burgu, demokratët nuk e pritën Ervin Salianjin në PD.
Bejko u shpreh se kreu i PD, Sali Berisha i vret figurat politike. Sipas tij, Berisha nuk e donte Salianjin në Parlament, ndërsa shton se Berishës i interesonte që ai të mbahej në burg.
“Faktin që Ervinin nuk e pritën figurat kryesore të partisë, këta njerëz që duihet të ishin atje, nuk ishin. E përdorën Salianjin, duke e paraqitur si të burgosur politik. Xhelozia që treguan ata dje, tregoi se Ervini ishte dikushi. Xhelozi dhe frikë bashkë. Berisha është mësuar që t’i vrasë figurat politike. Duke qenë Ervini, ka stof politik. Saliu tani, e konsideron partinë e tij dhe nuk pranon njerë që t’ia marrin partinë. Saiu nuk e donte Salianjin në parlament, i konvenoi Saliut vendimi i gjykatës që e çoi Salianjin në burg. Salianji ka potencial”, tha Bejko për "Abc News".
Lini një Përgjigje