TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Prill 2025, 10:45

Adriatik Alimadhi nën hetim për lojëra fati, reagon Berisha: Mbrëmë u arrestua brutalisht aleati i opozitës

Shkruar nga Pamfleti
Adriatik Alimadhi nën hetim për lojëra fati, reagon Berisha:
Kreu i PD, Sali Berisha

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, është shoqëruar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Tiranës, pasi ka kundërshtuar efektivët gjatë një kontrolli për ushtrimin e lojërave të fatit në një lokal në rrugën e Dibrës.

Në një video të ndarë nga eksponentë të PD, dallohet edhe momenti i shoqërimit të Alimadhit, i cili është edhe aleati i Berishës në zgjedhjet e 11 majit.

Për ngjarjen ka reaguar edhe kreu i PD, Sali Berisha.

Ai tha se dje nga policia u arrestua brutalisht kreu i një partie opozitare.

"Nga ky regjim që riktheu në Shqipëri burgosjet politike, persekutimin politik.
Nga ky regjim që në vitin elektoral vendos të arrestojë liderët e tre partive kryesore opozitare dhe më së fundmi mbrëmë, në mënyrën më brutale, më staliniste, arreston kryetarin e një partie tradicionale, të Ballit Kombëtar, në lokalin e tij, vetëm pse u kërkoi, i pyeti: çfarë doni, pse keni ardhur, një bande me reformë.
Nga ky regjim që nuk njeh ligj, nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh normë as moral kur vjen puna për të grabitur, plaçkitur pasuritë e shqiptarëve, buxhetin dhe për t’i zhytur ata gjithnjë e më thellë në mjerim", tha Berisha nga konferenca e Sindikatave të Bashkuara.

 

adriatik alimadhi nën hetim reagon berisha për alimadhin

Lini një Përgjigje