TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Prill 2025, 10:20

'Dhunë dhe rrëmbim live'/ Pamjet e publikuara nga PD, policia reagon për shoqërimin e aleatit të Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Alimadhi, iështë edhe aleati i Berishës në zgjedhjet e 11 majit.

'Dhunë dhe rrëmbim live'/ Pamjet e publikuara nga PD,
Momenti i shoqërimit i aleatit të PD, Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, është shoqëruar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Tiranës, pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

Në një video të ndarë nga eksponentë të PD, dallohet edhe momenti i shoqërimit të Alimadhit nga forcat e policisë në ambientet e një lokali në rrugën e Dibrës.

Alimadhi, i cili është edhe aleati i Berishës në zgjedhjet e 11 majit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 61 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”.

Ky shtetas dyshohet se, gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal në rrugën e “Dibrës”, me qëllim verifikimin e informacionit se në këtë ambient ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit dhe basteve sportive, ka refuzuar të zbatojë urdhrat e punonjësve të Policisë, duke i kundërshtuar verbalisht dhe fizikisht dhe ka tentuar të largohet nga ambienti, pavarësisht kërkesës për të qëndruar në vendin ku ndodhej, deri në përfundim të procedurës.

Në lidhje me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë ka nisur veprimet verifikuese, bazuar në pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale dhe pretendimet e paraqitura nga shtetasi në fjalë”, njofton policia e Tiranës.

aleati i berishës shoqërohet në polici adriatik alimadhi

Lini një Përgjigje