TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Qershor 2024, 19:25

A është PD aktuale përfaqësuese e së djathtës? Jorida Tabaku optimiste: Jemi në moment të vështirë, por do gjejmë veten si partia ideale

Shkruar nga Pamfleti

A është PD aktuale përfaqësuese e së djathtës?

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku komentoi zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike dhe krizën e gjatë brenda të djathtës.

Tabaku pranoi se PD po kalon vërtetë një moment jo të lehtë, për shkak të pamundësisë për të dhënë shpresë apo për të kaluar nga një cikël në tjetrin, por u shpreh optimiste se do të arrijë të gjejë veten si partia e idealeve.

“Nuk është një moment i lehtë për PD që të gjejë frymëzimin, që të japë një model pozitiv. Sot po del një llum që nuk ka qenë për 30 vjet, dhe kjo edhe prej kësaj krize në opozitë, që nuk po jep një shpresë, që nuk po ia del dot që të kalojë një cikël dhe të fillojë një tjetër, por jam e mendimit që do e gjejë veten dhe nuk ka forcë tjetër politike që ka ato besime që unë kam për lirinë e tregut, ekonominë, mundësinë e të bërit shumë gjëra, veç PD”, tha Tabaku në Euronews Albania.

pd tabaku partia ideale

Lini një Përgjigje