TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Qershor 2024, 11:36

Fideli i Partisë, 'qimen e ndërron, por zakonin s’e harron'; një tjetër vjedhje, 360 mijë Euro

Shkruar nga Pamfleti
Fideli i Partisë, 'qimen e ndërron, por zakonin s’e
fideli i Partisë dhe Mahmuti i "Tibo"-s /

KOKSH ka studion dhe kanalin “Live Stream”, por në muajin nëntor 2023, Fideli i partisë dhe klaneve mafioze, sajoji dhe zhvilloi tenderët me vlerë 2 milionë Euro të Ministrisë së Arsimit, për filmimin dhe transmetimin live të aktiviteteve të ekipeve sportive shkollore, të cilin me urdhër të Bablokut, ia dha “TV-Klan”-it e “Digitalb” të Aleksandër Frangajt...

Pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), që e quan të paligjshëm procesin zgjedhor të Fidel Yllit në postin President i Komitetit Olimpik Shqiptar; ky, prej frikës së pezullimit nga detyra, ka shtuar dhe po përshpejton vjedhjen e fondeve që i jep shteti, duke sajuar tenderë fiktivë me qindra mijë Euro.

Më 18 qershor 2024, Fideli i partisë dhe i parisë së hajdutëve të “Rilindjes”, ka shpallur një tender me fond limit 360 mijë Euro me TVSH, për ndërtimin e studios poli-funksionale dhe multi-mediale, për transmetimin dhe komentimin live të aktiviteteve të KOKSH e ekipeve shkollore.

Fideli i Partisë, 'qimen e ndërron, por zakonin s’e

Sipas të dhënave, Komiteti Olimpik Shqiptar ka studio multi-mediale për biseda e transmetime live, të quajtur kanali “Live Stream”, i financuar si donacion 900 mijë USD nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, kompletuar me staf filmimi, komentimi, transmetimi nga terrenet sportive e moderimi në studio, të cilët janë punonjës të KOKSH.

Por Fideli që ‘qimen e ndërron, por zakonin e vjedhjes e disa zakone tjera punësh të pista nuk i harron’; ka vendosur që përveç 21 milionë Euro të përlara deri tani, të vazhdojë vjedhjet me 360 mijë Euro të tjera, nga fondet që shteti jep për ekipet sportive shkollore, duke sajuar tender për ngritjen e studios.

Megjithëse studion dhe kanalin mediatik, për filmim-transmetimin e aktiviteteve dhe punonjësit i ka në KOKSH; më 6 mars 2023, Fideli bëri tenderin fiktiv me vlerë 457 mijë Euro, të cilin ia dha platformës “TIBO”, duke e shënuar sikur filmimet dhe transmetimet e ekipeve sportive shkollore ishin bërë gjatë vitit 2022.

Ndërsa në muajin nëntor 2023, Fideli i partisë dhe klaneve mafioze, sajoji dhe zhvilloi tenderin tjetër me vlerë 1.5 milionë Euro fonde të Ministrisë së Arsimit; përsëri me objekt filmimin dhe transmetimin live të aktiviteteve të ekipeve sportive shkollore, të cilin me urdhër të Bablokut, ia dha “TV-Klan”-it e “Digitalb” të Aleksandër Frangajt.

A do fillojë të merret SPAK, me këtë hajdut që nëpërmjet tenderëve fiktivë, po vjedh miliona Euro fonde shtetërore, që i jepen për aktivitetin zyrtar të Komitetit Olimpik Shqiptar dhe ekipet sportive?/Pamfleti

fideli i partisë 360 mijë euro

Lini një Përgjigje