TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Qershor 2024, 12:59

Nepotizëm Monarkik/ Xhaxhai në KiZ, e mbesa në Apel: Kush po e bllokon rektorin e Ri në Universitetin “Luigj Gurakuqi”

Shkruar nga Pamfleti
Nepotizëm Monarkik/ Xhaxhai në KiZ, e mbesa në Apel: Kush po e
Gasper Kokaj dhe Ambra Kokaj /

Gaspër Kokaj, pedagog i juridikut është anëtar i Komisionit Institucional të Zgjedhjeve, ndërsa Ambra Kokaj, mbesa e tij, është në Komisionin e Apelimit...

Duket qartë se zgjedhja e profesor Tonin Gjurajt si rektor i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, ka krijuar një ngërç në burokracinë 33 vjeçare që e ka kthyer atë institucion në privat.

Një nga ‘kancerët’ më të mëdhenj të “Luigj Gurakuqit” është nepotizmi gati monarkik, ku mjaft pedagogë e trashëgojnë postin, duke vendosur fëmijët e tyre.

Emrat janë të shumtë, por shembulli më tipik i këtij nepotizmi kancerogjen, është prezenca në komisionin që zgjedh rektorin, i dy anëtarëve të një familje.

Gaspër Koka, pedagog i juridikut është anëtar i Komisionit Institucional të Zgjedhjeve, ndërsa Ambra Koka, mbesa e tij është në Komisionin e Apelimit. Janë pikërisht këta persona që po bllokojnë procesin e zgjedhjes të zyrtarizimit të rektorit të ri.

Nepotizëm Monarkik/ Xhaxhai në KiZ, e mbesa në Apel: Kush po e

Ndërkaq, i vetmi nga komisioni që po tregohet institucional për të bashkëpunuar është Petër Saraçi.

Pjesa tjetër mban peng zgjedhjen e rektorit të ri, duke sajuar justifikime të kota.

Qëllimi është që të ndalohet shpallja e rektorit të ri, duke tentuar të anulojnë procesin. Ky është një skandal i vërtetë, pasi ka rregullore të përcaktuara dhe ligj, për të ndaluar një maskaradë të tillë.

Siç mësohet, çështja pritet të shkojë edhe në prokurori, ngaqë kemi të bëjmë me shkelje të hapur të ligjit. Gjithsesi, Ministria e Arsimit, mësohet se ka dërguar urgjent një ekip inspektimi, i cili do të hartojë një raport të hollësishëm për situatën, e do ta dorëzojë tek kabineti i ministres, për të parë se çdo do të ndodhë.

Shkelja qëndron, se KIZ duhet të firmosë procesverbalin e zgjedhjes së Tonin Gjurajt si rektor i ri. Nëse pala tjetër ka kundërshtime dhe do ta ankimojë, mund ta bëjë, pasi të jetë zyrtarizuar zgjedhja dhe procesi i votimit. Ndryshe është shkelje flagrante ligji, që nuk ka ndodhur në asnjë institucion arsimor të lartë, ku këtë javë janë zhvilluar zgjedhjet./Pamfleti

nepotizmi rektori i ri universiteti i shkodrës

Lini një Përgjigje