
Kryeministri shoqërohet në Arabinë Saudite nga dy kryetarë bashkish, Emirjana Sako e Durrësit dhe i komanduari në Bashkinë e Vlorës, Elis Halili
Kryeministri Edi Rama është një nga pjesëmarrësit në konferencën e Iniciativës për Investime në të Ardhmen në Riad.
Rama ka mbërritur dje në Riad, ndërsa shoqërohet nga Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako dhe kryebashkiaku i komanduar i Bashkisë së Vlorës, Elis Halili.
Ato ishin pjesëmarrës në pritjen e organizuar nga Princi i Kurorës dhe Kryeministri Mohammed bin Salman Al Saud, që u zhvillua në Pallatin Mbretëror të Riadit.
Në qendër të takimit ishin forcimi i marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, si dhe përgatitjet për vizitën e princit në Tiranë, vitin e ardhshëm.

Të pranishëm në konferencën që do të zhvillojë punimet deri në 30 tetor, përvecc Kryeministrit Edi Rama janë edhe Ahmad Al-Sharaa, presidenti i Sirisë; Han Zheng, nënkryetari i Kinës; Shehbaz Sharif, kryeministri i Pakistanit; Paul Kagame, presidenti i Ruandës. Gjithashtu present në konferencën që mbahet në Riad është edhe i dërguari special i Vladimir Putin, Kirill Dmitriev.
Nuk dihet nëse Kryeministri Edi Rama do të ketë ndonjë takim ose jo me të dërguarin special të Putin, Kirill Dmitriev, i cili ishte angazhuar në negociatat me administratën e Trump, për t’I dhënë fund luftës në Ukrainë.
Por nga Londra ku mori pjesë në një samit mbi procesin e Berlinit, pak ditë më parë, një prej pyetjeve që iu drejtua Kryeministrit Edi Rama ishte nëse është takuar ose jo ndonjëherë me Vladimir Putin. Rama u shpreh prerazi që nuk është takuar.
Rama theksoi se Shqipëria është një rast i veçantë në raport me Rusinë, duke kujtuar se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të ngrira.
“Ne jemi i vetmi vend në gjithë Europën që nga Kremlini nuk ka ardhur askush dhe nga pala jonë askush nuk ka shkuar në Moskë për të vizituar Kremlinin. Kjo ka lidhje me historinë tonë. Ne i konsideronim ata si tradhtarë, të degraduar, që nuk e meritonin shoqërinë tonë. Ne ishim fari i vetëm i komunizmit në Europë,” tha Rama.
Kryeministri shtoi se Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë simpati për regjimin rus: “Nuk na pëlqen Putini dhe Rusia aktuale, nuk na merr malli. Kurrë nuk jemi tunduar nga oligarkët rusë. Muzika ruse është më shumë se mjaftueshëm”, tha ai.
Në fakt Rama ka pasur një takim me ministrin e Jashtëm rus, Serey Lavrov, gjatë kohës që Kryeministri udhëhiqte OSBE. Takimi ka ndodhur në 2020 dhe në atë kohë Rama deklaronte se ishte një takim i vështirë për të arritur në një rezultat.
Lidhur me konferencën e Riad, sipas Richard Attias, kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Institutit FII, konferenca e këtij viti do të paraqiste "shumë marrëveshje" në disa sektorë kyç.
“Instinkti im është se do ta tejkalojmë vitin 2024, jam i sigurt edhe për këtë”, shtoi ai, duke iu referuar ngjarjes së vitit të kaluar, gjatë së cilës u nënshkruan marrëveshje me vlerë më shumë se 70 miliardë dollarë.
Instituti FII do të lançojë gjithashtu një program të ri sipërmarrjesh që synon përshpejtimin e rritjes dhe suksesit të startup-eve të nxitura nga ndikimi që synojnë të krijojnë ndryshime pozitive sociale ose mjedisore si pjesë thelbësore të modeleve të tyre të biznesit, tha Attias.
“Ne zgjodhëm më shumë se 750 kompani, kompani teknologjike startup, shumë prej tyre në sektorët e inteligjencës artificiale”, shpjegoi ai.
Përveç krerëve të shteteve që do të marrin pjesë, liderët globalë të biznesit dhe investimeve që marrin pjesë këtë vit përfshijnë drejtoreshën e Komitetit të Bretton Woods, Laura Cha; presidenten dhe drejtoreshën kryesore të investimeve të Alphabet dhe Google, Ruth Porat; themeluesin e Schmidt Family Foundation dhe Schmidt Sciences, Eric Schmidt; drejtoreshën ekzekutive të Citi, Jane Fraser; themeluesen e Bridgeëater Associates, Ray Dalio; dhe bashkëthemeluesin dhe drejtorin ekzekutiv të Snap Inc, Evan Spiegel.
Por të ftuar të tjerë të profilit të lartë përfshijnë ministrin saudit të energjisë, Princin Abdulaziz bin Salman; guvernatorin e Fondit të Investimeve Publike Saudite, Yasir Al-Rumayyan; kancelarin e thesarit të Mbretërisë së Bashkuar, Rachel Reeves; themeluesin e Grameen Bank, Mohammed Yunus; të dërguarin special presidencial të Rusisë, Kirill Dmitriev; drejtoreshën e përgjithshme të Organizatës Botërore të Tregtisë, Ngozi Okonjo-Iëeala; dhe guvernatoren e Tokios, Yuriko Koike. /Pamfleti/
Ky është mashtrues klasik! Është e vertete se Putini nuk e ka printuar,por nuk është e vertete se nuk ka dashur. Ka qendruar tre ditë ne Moske kur Shqiperia kryesonte OSBE, vetëm për të takuar Putinin, por I vajti rruga dëm. As Vëllai i tij Aco Vuçic nuk i beri pune. Putini e la si kone....