TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Tetor 2025, 08:01

Gafa e rradhës e Tërmetit të Ramës, ngatërron fjalën lançim me linçim

Shkruar nga Pamfleti

Gafa e rradhës e Tërmetit të Ramës, ngatërron

Tërmet Peçi mbetet një nga karikaturat politike të Partisë Socialiste për vite me radhë. Dikur kryetar bashkia për 14 vite në Tepelenë dhe sot deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Peçi mbetet konstant në injorancën e vet.

Në një postim së fundi në rrjetet sociale, deputeti socialist ngatërron fjalën “lançim” me fjalën “linçim”.

Kohë më parë Tërmeti i partisë bëri po një gafë të ngjashme. Në vend të thoshte “fitore plebishitare” ai foli për “fitore publiçitare”.

Megjithatë t’i kërkosh Tërmetit të rregullojë këto gafa mbase është luks i madh po të kesh parasysh se nga ai vjen dhe çfarë përfaqëson. Edhe komenti mbi këto gafa është thjesht për të ilustruar batakun ku ka rënë Edi Rama dhe Partia Socialiste, që gradon personazhe të tilla në funksione kaq të larta si deputet i Kuvendit.

Paramendoni tani, që Tërmeti injorant që nuk bën dot dallimin mes “linçimit” dhe “lançimit” apo “plebishitares” dhe “publiçitares”, është në Parlament dhe bën ligje për qytetarët e për Shqipërinë 2030 në BE. Moj kasolle ku na mblodhe… /Lapsi/

Gafa e rradhës e Tërmetit të Ramës, ngatërron

2 Komente

  1. T
    Toni Soprano

    Se kuptoj kete rremujen e Madhe per nje germe ...a nuk jan Ky e Zegjineja te zgjedhurit e Popullit ??? Apo jo ?? Ça faji kan keta ?? Populli i meriton keta se i perfaqesojne ne detaj cdo hall e problem qe ndajne me Popullin ah vetem ke leket ndryshon puna ..ato nuk ndahen me njeri ..kshuqe sja vlen gjithe ajo zhurme e per çfare nj germe ????????????????wtf...

    1. T
      Tng

      Ti gezojne ata qe i votuan kete Balon e Topelenes edhe Zgerdallen e Rockovecit????…!!

      Lini një Përgjigje