
Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, tha se zgjedhjet e 11 majit nuk mund të njihen nga opozita.
Për Top Story, Noka tha se të gjitha kutitë e votave të Diasporës për Qarkun e Tiranës janë mbushur me dorë.
Noka tha se nga 14 prilli, nga Greqia vinin me postë nga 1 mijë vota në ditë, ndërsa më pas erdhën 6 mijë vota.
“Ne këto zgjedhje nuk mund t’i njohim
Kurrë nuk dorëzohemi ne. Opozita bën një pjesë të detyrës së saj për të mbrojtur demokracinë por nuk mundet e vetme ta mbrojë atë. Vota në kuti nuk është prekur, dhe shpreh mirënjohje për komisionarët dhe numëruesit që po numërojnë çdo votë të demokratëve.
Që unë të bëj një ushtri patronazhistë dhe të ndjek çdo qytetar… ku është SPAK, në diasporë u është kërkuar që t’ua çojnë me foto”, tha ai.
Deri tani janë numëruar gati 70% e votave, ku PS ka arritur të marrë 82 mandate dhe 52 i ka marrë PD.
Lini një Përgjigje