
Për të dytin vit 8 dhjetori po i gjen demokratët të ndarë. Deputeti i opozitës tha se politika në vendin tonë në vend që të përmirësohej ka ardhur drejt degradimit. Një prej problemeve kryesore sipas tij është kulti i individit.
Sipas tij pushteti dhe kulti i individit rrezikojnë shoqërinë, dhe kulti i individit që na ka shoqëruar këto ditë është Berisha dhe Rama.
“Sot flitet sikur është një demokraci por në fakt nuk ekziston një demokraci reale. Kemi parasysh se komunizmi te ne nuk ishte si në vendet e tjera të lindjes.
Sot ku jemi? Politika në Shqipëri ka ardhur drejt degradimit në vend që të vinte drejt përmirësimit.
Elementi problematik që ka kombi shqiptar është individi, uni, kulti i individit. Ne e djathta jemi në një proces shumë të vështirë dhe të komplikuar por po të bësh një analizë dhe me filozofë apo psikologë do preferoja kështu siç jemi ne me shpirt rebel... sepse del një produkt, Por shumë herë më keq aty ku nuk ka asgjë. Problemi në një shtet gjithmonë është pushteti. Opozita përgjithësisht ka një kartë morale, e ke ose nuk e ke atë kartë. Pushteti dhe kulti i individit është rreziku i kësaj shoqërie. Kulti i individit që na ka shoqëruar në këto ditë është me emrin Berisha dhe Rama”, tha Sula në “Report Tv”.
Lini një Përgjigje