
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar zhvillimet politike dhe aksionin e opozitës.
Berisha u kthye pas në kohë kur kryetar i partisë ishte Lulzim Basha. Ai tha se Basha e ktheu partinë në një OJQ duke krijuar një opozitarizëm inekzistent.
Kryedemokrati Berisha, theksoi se Lulzim Basha, po të ishte një njeri që mbante parimet dhe u dilte zot si opozitë, si dhe nuk mendonte pazaret e pushtetit, gjërat nuk do kishin rrjedhur kurrë në këtë mënyrë.
“Mbidheshim në miting, fliste 45 minuta dhe nuk përmendte njëherë emrin e Edi Ramës. Nuk e përmendte asnjëherë. Dhe i thosha unë në fillim, Lul kjo nuk ecën se këta njerëz që vijnë këtu vijnë që të sulmosh Edi Ramën, nuk vijnë për të dëgjuar...Jo unë kështu e kam thoshte, mirë thosha unë kështu e ka.
Shihja një tendencë trajtimi si OJQ dhe ndjeja një keqardhje për veten time. E trajtonte partinë si të ishte një OJQ. E shihja që ishte një lloj opozitarizmi inekzistent. Unë prisja që të shprehej partia për gjërat që ndodhnin, nuk shprehej. Një herë dy herë pesë herë dhe pastaj unë vazhdoja me mënyrën time të pavarur se nuk isha unë shefi i zyrës së shtypit të PD që të merresha me marrëdhëniet me publikun.
Gjykoj se po të ishte një njeri që mbante parimet dhe u dilte zot si opozitë, nuk mendonte pazaret e pushtetit, mendoj se gjërat nuk do kishin rrjedhur kurrë në këtë mënyrë”, u shpreh Berisha për “Syri Tv”.
Lini një Përgjigje