
Kryetar i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi tha se beson që shumë shpejt PD do të gjejë zgjidhjen për bashkimin e grupit opozitar.
Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Bardhi tha ndër të tjera se shumica e deputetëve janë ndërgjegjësuar dhe se kundërshtari i vetëm është Edi Rama.
“Të jeni të sigurt që me pjekurinë që kemi treguar, qoftë me diskutime brenda grupit parlamentar, por edhe shumica janë ndërgjegjësuar që të ndarë i fituari i vetëm është Edi Rama. Kam bindjen që do të gjejmë zgjidhjen shumë shpejt”, tha Bardhi.
Ai gjithashtu theksoi se për të, asgjë nuk ka më shumë rëndësi se bashkimi i grupit parlamentar, teksa shtoi se të gjithë duhet të bëjnë lëshime për të arritur te bashkimi.
“Kam besimin e plotë se do të gjejmë zgjidhje për të bashkuar PD. Gjithmonë i kam bërë thirrje një numri të vogël kolegësh, që të heqin dorë nga ajo rrugë dhe të bashkohemi të gjithë bashkë kundër kundërshtarit politik që është Edi Rama. Të kemi mundësinë të bashkohemi t’i japim qytetarëve një alternativë politike”, tha Bardhi.
Lini një Përgjigje