
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar mbi zhvillimet që do të ndodhin nesër, teksa PS do të mbajë Kongresin Kombëtar në Ditën e Rinisë
Berisha tha se Rama e bën kongresin në një datë që i përmbysën etërit dhe u thotë që ja ku ju riktheva.
“Së pari bën kongresin në një datë që i përmbysën etërit dhe u thotë që ja ku ju riktheva. Simbolika e vetme është kjo. Ata do të preferonin që ai të bëhej më 8 Nëntor, qejfi i tyre do ishte 8 Nëntori por ky thotë për hakmarrje ja ua bëj në këtë ditë. Kurse kongresi, përkundrazi, PS mblidhet më puniste se kurrë në historinë e vetë, në kuptimin që zhduku tërësisht votën”, tha ai në një emision.
Lini një Përgjigje