TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Nëntor 2023, 10:40

111-vjetori i Pavarësisë, Rama dhe Kurti 'bëjnë paqe' në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
111-vjetori i Pavarësisë, Rama dhe Kurti 'bëjnë
Kurti, Rama, Begaj, Nikolla në Vlorë

Ditën e sotme në Vlorë është mbajtur ceremonia e ngritjes së flamurit shqiptar me rastin 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë krerët më të lartë të shtetit; Presidenti Begaj, Kryeministri Rama dhe kryeparlamentarja Nikolla.

I pranishëm në Vlorë në ceremoninë e ngritjes së flamurit ka qenë po ashtu edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili muajt e fundit ka pasur disa përplasje verbale me Ramën për çështjen e veriut të Kosovës.

111-vjetori i Pavarësisë, Rama dhe Kurti 'bëjnë111-vjetori i Pavarësisë, Rama dhe Kurti 'bëjnë

Dita e Flamurit kremtohet dhe nderohet sot nga mbarë shqiptarët, si festa e krenarisë kombëtare dhe përkujtimit të 111-vjetorit të Pavarësisë.

Vlora mikpriti qindra qytetarë në ceremonialin shtetëror të ngritjes së Flamurit, nën tingujt e himnit kombëtar dhe me praninë e personaliteteve më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët nderuan aktin e lartë kombëtar të shpalljes së pavarësisë.

111-vjetori i Pavarësisë, Rama dhe Kurti 'bëjnë

Ndërkohë për herë të parë në vendin tonë do të organizohet Parada e shqiptarëve.

Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada do të mbledhë mbi 150 Ansamble popullore. Parada të fillojë në orën 11:00.

Parakalimi fillon nga sheshi "Nënë Tereza", si pika e grumbullimit, për të vijuar në drejtim të sheshit “Skënderbej”. Pasi të bashkohen të gjithë në sheshin “Skendërbej”, aty do të jetë ngritja ceremoniale e flamurit. Prej 15 vitesh ky organizim i shoqatës ‘Rrënjët Shqiptare’ ka veshur Nju Jorkun me petkun e flamurit dhe ka shërbyer për të dhënë mesazhe bashkimi për shqiptarët, ndërsa për herë të parë mbahet edhe në vendin tonë.

Presidenti, kryeministri, kryetarja e Kuvendit do të bëjnë ngritjen ceremoniale të flamurit në orën 10:00 në Vlorë.

 

rama kurti vlorë

Lini një Përgjigje