
Albina dhe familja Kelmendi, të cilët u prezantuan me këngën “Duje”, u pritën mjaft mirë nga publiku, por rezultati nuk tregoi të njëjtën gjë, duke e renditur Shqipërinë në vendin e 22-të.
Një reagim pas kësaj ka bërë edhe bashkëshorti i Albinës, biznesmeni, Valon Vataj.
Ai në një postim në InstaStory thekson se politika edhe këtë herë ka triumfuar kundër trojeve shqiptare.
“Politika triumfoi, si zakonisht, kundër trojeve shqiptare. Eurovision nga aspekti profesional e njerëzor nuk ka më vlera. Familja ime është fituese e ruajtjes së vlerave muzikore e kombëtare”, u shpreh ai.
“Krenar me ju deri në vdekje. Faleminderit Shqipëri etnike kudo që jeni”, vazhdoi më tej Vataj.
Suedia ndërkaq u shpall fituese e këtij edicioni me Loreen, kënga e së cilës titullohet “Tatto”.

Lini një Përgjigje