TAGS-AT E JAVËS

Kulture14 Maj 2023, 01:11

Suedia rrëmben trofeun e Eurovizionit, Shqipëria nuk ja del sërish

Shkruar nga Pamfleti

Suedia rrëmben trofeun e Eurovizionit, Shqipëria nuk ja del

Suedia është fituesja e edicionit të radhët të Eurovizionit. Këngëtarja Loreen me këngën "Tattoo" rrëmbeu vendin e parë duke marrë pikët maksimale 583 pikë nga të gjithë këngët konkuruese. Suedia pati një mbështetje të madhe nga publiku dhe nga vendet që morën pjesë duke pasur një diferencë të madhe pikësh.

Ndërkohë Finlanda u rendit e dyta. Ndërsa Shqipëria nuk ja ka dalë sërish duke u renditur në vendin e 22 me 76 pikë. Albina dhe familja Kelmendi patën një performancë të shkëlqyer, por nuk kanë arritur të bindin dot.

Suedia rrëmben trofeun e Eurovizionit, Shqipëria nuk ja del

Sa i takon votimit, Shqipëria me pikët maksimale ka vlerësuar Suedinë me 12 pikë me këngën “Tattoo” e kënduar nga Loreen.

Ishte gazetari Andri Xhahu, i cili në një lidhje drejtpërdrejtë nga RTSH 1 në Tiranë për Eurovision 2023 në Liverpool dha pikët e Shqipërisë.

Pikët e tjera i janë dhënë:

7 pikë Zvicra

4  pikë Qipro

1 pikë Spanja

2 pikë Italia

8 pikë Estonia

3 pikë Australia

5 pikë Belgjika

10 pikë Armenia

6 pikë Izraeli

eurovizion

Lini një Përgjigje