TAGS-AT E JAVËS

Kulture30 Tetor 2025, 13:20

Humbje për letërsinë/ Ndërron jetë Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit të shquar shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Humbje për letërsinë/ Ndërron jetë Dorian Kongoli,

Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit tonë të shquar Fatos Kongoli, është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Dorian Kongoli ishte vetëm 47-vjeç dhe jetonte në Nju Jork. Duke ndjekur ‘gjurmët’ e të atit, i ndjeri ishte shkrimtar vetë. Ai shkruante me pseudonime dhe jo me emrin e tij, ndërsa në SHBA ushtronte profesionin e policit.

Në shqip ka qarkulluar një roman i tij me titull "Transplanti i jetës", nga botimet Toena. Shtëpia botuese ishte ajo që dha lajmin në Facebook dhe tregon se romani i fundit i Dorianit ishte në proces botimi.

Postimi i plotë:

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për largimin nga jeta të Dorian Kongolit, djalit të shtrenjtë të autorit të madh Fatos Kongoli, në moshën 47-vjeçare.

Dorian Kongoli jetonte e punonte në Nju Jork prej më shumë se 25 vjet. Aty kishte ndërtuar familjen e tij të mrekullueshme dhe karrierën e tij të shkëlqyer në radhët e policisë nju-jorkeze.

Prej disa vitesh ai është shfaqur në faqen e Amazon.com edhe si autor romanesh, të botuara me pseudonimin Dorian Keys:

- Imprint legacy, 2019

- Morning star, 2020

- Yesterday's Tomorrow: Big Brother Has Evolved, 2022

Në shqip ka qarkulluar deri tani vetëm një nga romanet e tij, titulluar "TRANSPLANTI I JETËS" (TOENA, 2020).

Në proces botimi është edhe romani i tij i fundit “E ardhmja e së djeshmes: Vëllai i Madh ka ndryshuar pamje.”

dorian kongoli nderron jete

Lini një Përgjigje