TAGS-AT E JAVËS

Kulture21 Shkurt 2023, 11:21

Gjendet pllaka me mbishkrimin ‘Dardanus’ në rrethinat e Shkupit, pritet ekspozimi në muze

Shkruar nga Pamfleti

Gjendet pllaka me mbishkrimin ‘Dardanus’ në rrethinat e

Në Karposh të Shkupit është gjetur pllakë me mbishkrimin “Dardanus” te varrezat e vjetra. Teksa po bëhej pastrimi e këtyre varrezave, dikush e ka fotografuar dhe e ka postuar në rrjetet sociale.

Në fotografi shihet se një pjesë e pllakës është dëmtuar. TV21 doli në terren për ta parë nga afër, por investitori nuk lejoi që të regjistrohet, pasi siç u shpreh është pronë private. Pas kësaj, në vendin e ngjarjes me kërkesë të TV21, erdhi Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Arian Asllanaj, i cili premtoi se pas 2 ditëve, kjo pllakë do të dërgohet në muzeun shtetëror, pa u dëmtuar.

“Po ju premtojmë se brenda 2 ditëve do të pastrohet dhe do të ruhet maksimalisht, do të ekspozohet në muzeun e Maqedonisë, ku është edhe e lejuar të ruhen. Po ju premtoj se do të ketë edhe deklaratë. Nëse doni, mund të vij edhe unë bashkë me shkencëtarët, të cilët e njohin, kanë njohuri për këtë”, tha Asllanaj.

Drejtori Arian Asllanaj përveç kësaj, theksoi se këto varreza në këtë territor janë nga shekulli VI-të, si dhe brenda varrezave siç u shpreh ai mund të gjenden unaza, shpata dhe shigjeta.

Dardanët ishin fis Ilir që shtriheshin në mesin e Ballkanit, kryesisht në Kosovën e sotme dhe rrethinën e saj dhe ata ishin fisi themelues i Mbretërisë së Dardanisë, rreth shekullit IV-t p.e.s.

pllaka dardanus shkup

Lini një Përgjigje