TAGS-AT E JAVËS

Kulture30 Nëntor 2023, 10:12

Dita e Çlirimit/ Marin Mema: Kombi do dashur çdo ditë, zhvillimi nuk vjen vetë

Shkruar nga Pamfleti

Dita e Çlirimit/ Marin Mema: Kombi do dashur çdo ditë,

I ftuar në “Top Albania Radio”, Marin Mema dje, në ditën e Çlirimit foli për ata të cilët bëhen patriotë vetëm në ditët festive, pasi sipas tij kombin duhet ta duash çdo ditë dhe të punojmë për të çdo ditë.

Marin Mema: “Kombi do dashur çdo ditë, në të mirë dhe në të keq sepse ky është vendi ynë dhe duhet ta zhvillojmë ne. Nëse nuk e zhvillojmë ne, nuk presim ta zhvillojnë të tjerët, zhvillimi nuk vjen vetë.”

Marini tregon që më parë njerëzit kanë sakrifikuar të gjithë pasurinë për kombin e ndërsa tani ndodh e kundërta.

“Një figurë jo shumë e njohur, Nikolla Naço, një patriot i jashtëzakonshëm i lindur në rrethinat e Korçës, vinte nga një familje e pasur, vajti në Egjipt u bë dhe vetë i pasur, u përfshi në lëvizjen kombëtare duke investuar dhe në hapjen e shkollave shqipe. Ai kur vdiq, Lasgush Poradeci ka treguar që ai vinte nga familje e pasur u bë dhe vetë shumë i pasur dhe kur vdiq nuk kishin se me çfarë ta varrosnin. Ai shkriu gjithë pasurinë e tij për të ndërtuar kombin e sot shikojmë të tjerë që sakrifikojnë kombin për pasurinë e tyre. Mbi të gjitha dalin edhe nëpër media e duke qëndruar me vite në pushtet”.

marin mema kombi

Lini një Përgjigje