
Eleni dhe Ornela Vangjeli, janë dy gratë që u gjetën pa shenja jete në banesën e tyre ditën e djeshme nga djali i të moshuarës i cili u kthye nga Greqia pasi prej ditësh nuk arrinte të komunikonte me to.
Raportimet tregojnë se 75-vjeçarja ka patur probleme shëndetësore, ndërsa disa ditë më parë të dyja ishin paraqitur në spital.
Hetimet e policisë vijojnë, por deri më tani është zbuluar se arsyeja që gratë ishin paraqitur në spital ishte se e moshuara kishte nivelin e oksigjenit të ulët.
Mjekët kanë zbuluar se për 74 vjeçaren e cila ishte e paralizuar janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme sipas protokollit.
Ata i kishin sugjeruar të bijës që e ëma të shtrohej në spital por ajo nuk ka pranuar duke firmosur daljen e Eleni Vangjelit nga spitali.
Nga hetimet paraprake është raportuar se vdekja dyshohet se ka ndodhur nga shkaqe natyrale.
Lini një Përgjigje