TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Korrik 2024, 23:06

Zbardhet dinamika e plagosjes në Mamurras/ Nga debati për rrethimin e pronës tek të shtënat, efektivi hapi zjarr i pari ndaj kushërinjve

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhet dinamika e plagosjes në Mamurras/ Nga debati për rrethimin e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, teksa një konflikt pronësie mes kushërinjsh ka agravuar deri në përdorimin e armëve.

Raportohet se Fatos Sela së bashku me vëllezërit e tij ishin duke kryer punime për rrethimin e një sipërfaqe toke, e cila pretendohet edhe nga kushërinjtë e tyre.

Mësohet se në vendngjarje ka mbërritur më pas efektivi i Policisë Rrugore Sahit Ahmetaj (Sela), i cili fillimisht ka debatuar me kushërinjtë e tij, njëherazi edhe fqinj.


Debati mes tyre ka agravuar shpejt dhe efektivi i policisë, i cili sipas autoriteteve ishte jashtë shërbimit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.

Megjithatë plumbat e armës së efektivit nuk kanë mbetur pa përgjigje, pasi kushërinjtë e tij kanë qëlluar po ashtu me armë zjarri.

Për pasojë efektivi i Rrugores ka mbetur i plagosur, ndërsa nga pala tjetër janë plagosur Fatos Sela dhe Adrian Sela.

Të tre janë dërguar në spital për të marrë kujdesin mjekësor dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

 

Lini një Përgjigje