TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Korrik 2023, 16:36

Zbardhen detaje nga tragjedia me 3 viktima në plazhin Vilë-Boshtovë, i pari që u mbyt ishte 13-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen detaje nga tragjedia me 3 viktima në plazhin
Pamje nga plazhi i Vilë-Boshtovës

Një tragjedi ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Vilë-Boshtovës. Mësohet se 50 vjeçari Elvis Halilaj u fut në det që të shpëtonte dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç dhe ka mbetur edhe vetë i mbytur. Bëhet e ditur se i pari që është mbytur ka qenë djali i vogël.

Deti ka nxjerrë në breg të parin babanë e 2 djemve të mitur dhe më pas janë nxjerrë edhe dy djemtë pak më vonë. Viktimat janë dërguar në morgun e spitalit të Kavajës.

Shqetësim në vijën bregdetare në atë zonë mbetet fakti se ka mungesë të rojeve bregdetare e nëse nuk merren masa rrezikon që tragjedi të tilla të përsëriten. Po ashtu e nevojshme është edhe vendosja e kufizuesve në det.

Pas ngjarjes tragjike në plazhin Vilë-Boshtovë, në Kavajë janë vendosur flamujt e kuq në bregdet. Flamujt janë vendosur për të sinjalizuar pushuesit që deti është i trazuar dhe rrymat janë të forta.

 

Lini një Përgjigje