TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Gusht 2024, 17:18

Zbardhen detaje nga plagosja në Tiranë/ Efektivi i bëri pritë me makinë 45-vjeçarit, dyshonte se kishte lidhje me gruan e tij

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhen detaje nga plagosja në Tiranë/ Efektivi i bëri
Foto nga vendi i ngjarjes

Goxhara i ka bërë pritë me makinë 45-vjeçarit, i cili ishte duke ecur në trotuar...

Zbardhen të tjera detaje nga plagosja në Tiranë. Rreth orës 14:07 u raportua se ishte qëlluar me armë zjarri shtetasi Lorenc Kosta, 45-vjeç, teksa autori u identifikua si Erion Goxhara, efektiv policie.

Fillimisht u tha se plagosja ndodhi pas një sherri të çastit, ku dyshohet se 45-vjeçari i ngacmoi partneren efektivit. Mirëpo të dhënat më të fundit flasin për një atentat të mirëfilltë. Sipas raportimeve mediatike, Goxhara i ka bërë pritë me makinë 45-vjeçarit, i cili ishte duke ecur në trotuar.

Nga kamerat e sigurisë shihet se efektivi ndalon automjetin dhe më pas hap zjarr ndaj Kostës. Pasi e qëllon madje i bën dhe foto. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja. Fatmirësisht vetëm një fishek kapi 45-vjeçarin, duke mbetur i plagosur në këmbë.  Kjo ka ngritur dyshime se nuk bëhet fjalë për ngacmim, por 45-vjeçari ka pasur lidhje dashurore me gruan e efketivit. I plagosuri dhe gruaja e policit punojnë në ERE dhe po ashtu mësohet se partnerët ishin në proces divorci. 

Zbardhen detaje nga plagosja në Tiranë/ Efektivi i bëri

Mbi ngjarjen reagoi dhe policia, e cila është vënë në kërkim të autorit. “Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Nga vendi i ngjarjes, kryepolici i Tiranës, Tonin Vocaj tha se ka komunikuar me efektivin, i cili ka qenë edhe komandant i Repartit “Shqiponja”, dhe i ka bërë thirrje të vetëdorëzohet, duke njoftuar njëherazi se nuk do të jetë më pjesë e uniformave blu.

Zbardhen detaje nga plagosja në Tiranë/ Efektivi i bëri
Autori

Autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme gjë që nuk tregon se ka dashur ta vrasë. Autori ka qenë jashtë orarit të punës. Kam komunikuar me efektivin, është në gjendje të rënduar psikologjike. Po e kontaktojmë që mos të kryejë ndonjë veprim tjetër ndaj vetes. Ne jemi duke harxhuar të gjitha energjitë për ta kapur, por nëse dorëzohet do jetë edhe më mirë. I bëjmë thirrje dhe përmes medias të dorëzohet, pasi autori s’ka rrezik për jetën”, tha Vocaj, drejtor i Policisë së Tiranës./Pamfleti

Lini një Përgjigje