
Një vrasje me thikë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen Gjuhadol të qytetit të Shkodrës.
Sipas policisë, një turist i huaj, dyshohet amerikan, ka vrarë me thikë gruan dhe më pas ka plagosur edhe veten. Krimi ka ndodhur në një banesë të marrë me qira.
Uniformat blu raportojnë se pas krimit, burri është transportuar në spital, ndërsa ishte në gjendje të dehur. Ai ka marrë dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.
"Shkodër/Informacion paraprak/ Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.
Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit", njofton policia.
Lini një Përgjigje