
Partia Demokratike, Dega Cërrik, ka denoncuar në polici grabitjen e zyrës pasi kanë konstatuar se mungonte 1 kompjuter dhe 1 televizor.
Denoncimi është bërë në polici nga sekretarja e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, në Cërrik.
Ambienti është marrë me qira nga PD-ja për qëllime elektorale. Ndërkohë, ka reaguar dhe policia e cila thotë se nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.
"Cërrik/Informacion paraprak/ Rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, ka kallëzuar shtetasja A. Ll., me detyrë sekretare e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, Cërrik, se në ambientin e marrë me qira (lokal), për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor.
Nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit. Në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit", njofton policia.
Lini një Përgjigje