TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Maj 2025, 10:50

Krimi në Shkodër, publikohet fotoja e turistit amerikan që vrau bashkëshorten

Shkruar nga Pamfleti

 

Krimi në Shkodër, publikohet fotoja e turistit amerikan që vrau
Brandon Saporito (57 vjeç) i mori jetën Sandra Holley (53 vjeç)

Një krim i rëndë ka ndodhur sot në Shkodër ku një turist ka vrarë gruan dhe pas ka qëlluar veten, i cili tashmë është transportuar në gjendje kritike për jetën.

Çifti i turistëve Brandon Saporito, 57 vjeç dhe Sandra Holley, 53 vjeç nga Amerika, kishin vetëm pak ditë që kishin ardhur për pushime në Shqipëri.

Vrasja është kryer me thikë brenda banesës që kishin marrë me qira, ndërsa burri ka tentuar të vrasë edhe veten duke prerë damarët.

Aktualisht burri është transportuar në Spitalin e Shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia është njoftuar për krimin nga pronari i banesës.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e krimit.

'Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.', njofton policia.

 

krimi në shkodër publikohet fotoja e turistit amerikan

Lini një Përgjigje