TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Shkurt 2024, 11:40

Vrasja me thikë e Halil Kokës në Durrës, lihet në burg Ilir Koçilja

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja me thikë e Halil Kokës në Durrës, lihet në burg

Gjykata e Durrësit ka vendosur “Arrest me burg” për Ilir Kociljan, i cili vrau në Durrës Halil Kokën. Ilir Koçilja deklaroi para oficerit të krimeve të rënda se shkak për konfliktin ishte bërë gërvishtja e makinës.

Ai u shpreh se me Kokën ishin fqinj dhe se nuk shkonin mirë me njëri-tjetrin prej disa kohësh, pasi sipas tij, Koka e linte makinën te hyrja e pallatit.

Autori pranoi se ia ka gërvishtur makinën me thikë disa herë dhe se kur debatuam, Koka e kishte kërcënuar se do ta vriste dhe do e fuste në bagazh.

46-vjeçari Halil Koka u vra me thikë në zemër nga fqinji i tij Ilir Koçilja mesditen e së mërkurës në lagje numër 4 të qytetit të Durrësit. Sherri mes tyre nisi në oborrin e pallatit e më pas u zhvendos disa metra më larg, në rrugë kryesore, përpara shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”.

Pas përplasjes fizike mes tyre, 46-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por u ndoq nga agresori i cili e qëlloi dy here me thikë. Ambulanca mbërriti menjehere në vendngjarje, por Koka ndërroi jetë gjatë transportimit në spital. 35-vjecari, Koçilja mundi të arratisej për tre orë, derisa forcat ‘Shqiponja’ e prangosën në lagjen numër 11, si dhe sekuestruan thikën që mbante në xhep.

Lini një Përgjigje