TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Shkurt 2024, 11:08

Plagoset me thikë një person në Kavajë

Shkruar nga Pamfleti

Plagoset me thikë një person në Kavajë

Një person është plagosur me thikë mëngjesin e sotëm në Kavajë.

Mësohet se një shtetas i panjohur ka plagosur me thikë një 55-vjeçar, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Sipas policisë, sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit.

"Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 5 Kavajë, dyshohet se shtetasi, 55 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas të panjohur, ka mbetur i dëmtuar me thikë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Raportohet se personi është goditur me thikë në krah. I është transportuar drejt spitalit të Durrësit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes", njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje