TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Tetor 2025, 09:35

Vrasja e dy të rinjve në Manëz, policia zbardh ngjarjen: Arrestohen 4 persona

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e dy të rinjve në Manëz, policia zbardh ngjarjen:

Të vrarë mbetën Aranit Kurti dhe Flori Paluçi, ndërsa Daniel Pepa është shpallur në kërkim.

Katër persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi dyshohen se kanë lidhje me krimin e dyfishtë të regjistruar mëngjesin e të mërkurës në zonën e Manzës, në Durrës.

Të vrarë mbetën Aranit Kurti dhe Flori Paluçi, ndërsa Daniel Pepa është shpallur në kërkim.

Katër personat kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe nën shoqërinë e Daniel Pepës, duke u larguar fillimisht dhe më pas janë kthyer sërish në vendgjarje. Por asnjëri prej tyre, nuk ka njoftuar policinë për krimin.

Të arrestuarit janë: Ergi Kadiu, Erald Cani, Taulant Beqja dhe Emirjan Beqja, të cilët akuzohen për “Moskallëzimit të krimit”.

Në kërkim përveç autorit të vrasjes së Paluçit, Daniel Pepa është shpallur edhe një 30-vjeçar  me akuzën e armëmbajtjes pa leje, moskallëzim krimi si edhe përkrahje e autori të krimit.

Dinamika e krimit

Nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se 21-vjeçari Daniel Pepa ka hyrë në lokal dhe për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht, me kamarierin e lokalit dhe me Flori Paluçin (i cili shoqërohej në lokal, nga disa shtetas, ndër ta, i arrestuari Erald Cani). Pas konfliktit verbal, Daniel Pepa është larguar me automjet, nga ambienti i lokalit, ku është kthyer menjëherë më pas, i shoqëruar nga shtetasi i arrestuar Ergi Kadiu dhe nga Aranit Kurti.

Gjatë tentativës së tre të rinjve, për të hyrë në lokal, ka dalë nga lokali Flori Paluçi, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarr, në tokë.

Në këtë moment Daniel Pepa dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të Flori Paluçi, të cilin e ka plagosur, dhe ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të Daniel Pepës dhe Aranit Kurtit (që dyshohet se e ka goditur me grusht, në fytyrë Florian Paluçin). Si pasojë e konfliktit u vranë shtetasit Florian Paluçi dhe Aranit Kurti.

"Durrës/Hetimet e thelluara zbardhin dinamikën e konfliktit për motive të dobëta, ndodhur në ambientin e jashtëm të një lokali në fshatin Manzë, si pasojë e të cilit u vranë me armë zjarri, 2 shtetas.

Arrestohen për moskallëzim të krimit, 4 shtetas të përfshirë në konflikt.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim shtetasi që dyshohet se është larguar nga vendngjarja, bashkë me shtetasin D. P. (autor i dyshuar i njërës prej vrasjeve).

Në vijim të hetimeve të thelluara dhe profesionale, të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në koordinim me Prokurorinë e Durrësit, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të implikuar në konfliktin për motive të dobëta, të ndodhur rreth orës 01:25 të datës 22.10.2025, në ambientin e jashtëm të një lokali në fshatin Manzë, ku u vranë me armë zjarri, shtetasit F. P., 33 vjeç dhe A. K., 23 vjeç, u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit:

-E. C., 25 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, si dhe shtetasit T. B., 37 vjeç dhe E. B., 34 vjeç, vëllezër, të katërt banues në Manzë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim, shtetasit:
-D. P., 21 vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-G. A., 30 vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se shtetasi D. P. ka hyrë në lokal dhe për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht, me kamerierin e lokalit dhe me shtetasin F. P. (i cili shoqërohej në lokal, nga disa shtetas, ndër ta, i arrestuari E. C.). Pas konfliktit verbal, shtetasi D. P. është larguar me automjet, nga ambienti i lokalit, ku është kthyer menjëherë më pas, i shoqëruar nga shtetasi i arrestuar E. K. dhe nga shtetasi A. K.. Gjatë tentativës së tre shtetasve, për të hyrë në lokal, ka dalë nga lokali, shtetasi F. P., i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në tokë. Në këtë moment shtetasi D. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasit F. P., të cilin e ka plagosur, dhe ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve D. P. dhe A. K. (që dyshohet se e ka goditur me grusht, në fytyrë, shtetasin F. P.). Si pasojë u vranë shtetasit F. P. dhe A. K..

Më tej nga hetimet, dyshohet se shtetasi G. A. është larguar nga vendngjarja, me shtetasin D. P..

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit F. P., shtetasin D. P., si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim G. A..

Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për të siguruar çdo provë që do t’i shërbejë hetimit për dokumentimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të implikuar në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje