TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Tetor 2025, 08:29

Krimi si ‘Far West‘/ Gazetarja flet për ngjarjen në Manzë me dy viktima: Shpëton kush qëllon i pari

Shkruar nga Pamfleti
Krimi si ‘Far West‘/ Gazetarja flet për ngjarjen në
Dy viktimat e krimit në Manëz

“Ekspresi është i fikur, nuk ka kafe”, mjafton një fjali e tillë për t’u kthyer në skenë krimi dhe për t’u vrarë dy të rinj në Manzë. Një tragjedi e vërtetë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshme.

Aranit Kurti 23 vjeç dhe Daniel Pepa, 21 vjeç u ulen në tavolinë dhe i kërkuan kafe kamerierit, Alteo Pepa. Ky i fundit ishte i ulur së bashku me Flori Paluçin, 33 vjeç.

Klientët marrin përgjigje negative në momentin që Pepa u thotë se nuk mund t’u shërbejë nis debati verbal mes të rinjve.

Kurti dhe Pepa kanë ofenduar kamerierin dhe në atë moment ka ndërhyrë Flor Paluçi i cili u ka thënë se nuk mund ta ofendonin se është në tavolinë me të. Sherri verbal ka përfunduar në përplasje fizike në ambientet e jashtme të lokalit.

Alteo Pepa në dëshminë e tij ka treguar se i pari që ka qëlluar ishte Flor Paluçi duke i marrë jetën Aranit Kurtit. Daniel Pepa është kundërpërgjigjur për shokun duke vrarë më tej Paluçin dhe është larguar nga vendngjarja.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Story”, gazetarja Anila Hoxha dha detaje mbi ngjarjen, teksa theksoi se një nga armët e përdorura në krim ende nuk është gjetur.

“Pas krimit vendngjarja është prekur, të dy të rinjtë që nuk jetojnë, janë dërguar në spital dhe policia nuk është njoftuar. Një nga armët e krimit nuk është gjetur ende. Duket si “Far West”, shpëton kush qëllon i pari…

Nëse shikon ngarkesat e personazheve të përfshirë, secili prej tyre pa i paragjykuar, ka disa ngarkesa të caktuara.

Mendoj se policia e ka emergjencë të hapë një sektor të posaçëm për të profilizuar krimin”, tha Hoxha.

 

ngjarjen në manzë me dy viktima

1 Komente

  1. F
    Faik hushi.

    Çfar po ndodh me çunat tanë??!!! Mir në kohën kur PPSH-ja qeveriste vendin e mbante përgjegjësinë shteti ose direkt Enver Hoxha për vrasjet dhe pushkatimet që u bënë madje për arsye shkjeljesh të forta ligjesh, po për këto pushkatimet e sotshme, për vdekjet e shumta të parakohshme që po ndodhin jo për shkaqe natyrale, për këto vrasjet e sotshme, kush,,,,, mban përgjegjësi. Keqqeverisja e vendit dhe vetë sistemi kapitalist.

    Lini një Përgjigje