TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Tetor 2025, 20:19

Krimi i dyfishtë në Durrës, gjendet automjeti i 21-vjeçarit të shpallur në kërkim

Shkruar nga Pamfleti
Krimi i dyfishtë në Durrës, gjendet automjeti i
Në foto 33-vjeçari Flori Paluçi

Pasditen e sotme, është gjetur automjeti i 21-vjeçarit Daniel Pepa i shpallur në kërkim pas ngjarjes së rëndë ku mbetën të vrarë dy djem të rinj, 33-vjeçari Flori Paluçi dhe 23-vjeçarit Aranit Kurti.

Sipas “Euronews Albania”, automjeti është gjetur në Majë të Durrësit. Pas kontrollit të policisë, në makinë është konstatuar një gjurmë plumbi.

Dy të rinjte mbetën të vrarë me armë zjarri pas një konflikti të ndodhur në Manëz të Durrësit rreth orës 01:45.

Konflikti ka nisur për një kafe dhe gjatë debatit Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri Aranit Kurtin. Pas këtij veprimi 21-vjeçari Daniel Pepa ka vrarë me armë Flori Paluçin.

Kushëriri i Daniel Pepës është kamarier në lokalin ku ka ndodhur ngjarja. Flori Paluçi është futur në lokal dhe ka kërkuar kafe, ndërkohë në atë orar ka qenë ekspresi i fikur dhe është konfliktuar me kamarierin Alteo Pepa, se pse nuk e ndizte ekspresin për t'i bërë kafe.

Ndërkohë ka ndërhyrë Aranit Kurti, shoku i Daniel Pepës, duke qenë se ishte kushëriri i shokut. Më pas, Flori Paluçi ka vrarë Aranit Kurtin ndërsa Daniel Pepa reagoi dhe vrau me armë zjarri Flori Paluçin.

Tre të rinjtë e përfshirë në konflikt kishin njohje të mëparshme, madje të tre shpesh e frekuentonin lokalin ku ndodhi ngjarja.

Paluçi rezulton të ketë një të shkuar kriminale. Ai është arrestuar më herët në vitin 2015 në Itali, si pjesë e një bande të strukturuar grabitësish që vepronin në mënyrë të sofistikuar në disa qytete italiane.

Grupi përbëhej nga 6 shtetas sicilianë dhe Paluçi si i vetmi shqiptar, të cilët identifikoheshin nga metoda e veçantë që përdornin për grabitjet hapjen e vrimave në muret e bizneseve për të depërtuar brenda tyre.

Hetimet ndaj këtij grupi nisën në verën e vitit 2014, pas dy grabitjeve të dhunshme të argjendarive në Ravenna dhe Alfonsine, ku brenda një periudhe 20-ditore, autorët arritën të merrnin sende me vlerë rreth 200,000 euro.

Lini një Përgjigje