TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Tetor 2025, 20:22

Ngjarje tragjike në Kanada, e reja shqiptare qëllohet për vdekje nga bashkëshorti; 38-vjeçari ekzekutohet më pas nga policia

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje tragjike në Kanada, e reja shqiptare qëllohet për vdekje

Një ngjarje tragjike ka tronditur diasporën shqiptare në Kanada. Një e re me origjinë shqiptare e identifikuar si Savannah Kulla, 29 vjeçe, u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj, Anthony Deschepper, 38 vjeç, në një parking në zonën e Brampton, Ontario.

Krimi ndodhi në mesditë, në prani të kalimtarëve, kur Deschepper nxori armën dhe qëlloi gruan e tij, nënën e katër fëmijëve, duke e lënë të vdekur në vend. Pas krimit, ai mori vajzën e tyre njëvjeçare dhe u largua me makinë në drejtim të rajonit Niagara, duke alarmuar autoritetet që shpallën menjëherë Amber Alert.

Pak orë më vonë, foshnja u gjet e padëmtuar pranë familjarëve, ndërsa vetë Deschepper u lokalizua nga policia në një pikë karburanti në Niagara Falls. Gjatë përpjekjes për ta arrestuar, ai u vra nga forcat e rendit. Brenda automjetit ndodhej dhe një grua tjetër, e cila aktualisht përballet me akuza nga Njësia Speciale e Hetimeve të Ontarios.

Ngjarje tragjike në Kanada, e reja shqiptare qëllohet për vdekje

Ngjarja ka tronditur komunitetin e Brampton dhe më gjerë. Në vendin ku Savannah humbi jetën, janë vendosur lule dhe mesazhe ngushëllimi nga qytetarët. Policia e Peel e ka cilësuar rastin si një “vrasje për shkak të dhunës në marrëdhënie intime”. Kulla është viktima e dhjetë e këtij viti në rajonin e Peel.

Lini një Përgjigje