TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Tetor 2025, 09:43

Vodhi në lokal çantën plot me euro dhe e fshehu në një rrugicë, arrestohet grabitësi në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Vodhi në lokal çantën plot me euro dhe e fshehu në

Policia ka arrestuar një 65-vjeçar, i cili vodhi çantën e një klienti dhe e fshehu në një rrugicë pranë lokalit.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë rrugës “Mihal Duri”, ndërsa denoncimi u bë nga pronari i çantës, brenda së cilës kishte një shumë të konsiderueshme eurosh.

Blutë arrestuan autorin e dyshuar të vjedhjes, 65 vjeçarin me iniciale A. G. Ndërsa çanta u gjet e fshehur në një rrugicë përgjatë Rrugës së Durrësit, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

"Tiranë/ Vodhi në lokal, çantën e një klienti, identifikohet dhe kapet menjëherë pas krimit. Gjendet e fshehur në një rrugicë në afërsi të lokalit, çanta me një shumë të konsiderueshme eurosh në të.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në një lokal në rrugën “Mihal Duri”, i kishin vjedhur çantën me një shumë eurosh në të, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 identifikuan dhe kapën autorin e dyshuar të vjedhjes, shtetasin A. G., 65 vjeç.

Gjithashtu, gjetën të fshehur në një rrugicë përgjatë Rrugës së Durrësit, çantën me shumën e eurove, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi A. G. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Lini një Përgjigje