TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Tetor 2025, 09:20

Gjendet një makinë e djegur në Fushë Krujë, brenda saj zbulohen automatikë

Shkruar nga Pamfleti
Gjendet një makinë e djegur në Fushë Krujë, brenda saj
Gjendet një makinë e djegur në Fushë Krujë

Një automjet i djegur brenda të cilës u konstatuan dy armë zjarri është gjetur pranë një impianti të përpunimit të inerteve në zonën e Tapizës në Fushë-Krujë.

Automjeti është zbuluar nga policia rreth orës 21:30 të së premtes. Nga konstatimi brenda mjetit u gjendën edhe dy armë zjarri automatike dhe një krehër.

“Rreth orës 21:30, në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, është djegur plotësisht një automjet tip “Peugeot”. Gjatë këqyrjes, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton Policia e Tiranës.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar ngjarjen si dhe për të zbuluar nëse armët dhe automjeti janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

gjendet një makinë e djegur fushë krujë zbulohen automatikë

Lini një Përgjigje